Ballina Shëndetësi 10 gabimet që bëjmë gjatë larjes së fytyrës

10 gabimet që bëjmë gjatë larjes së fytyrës

Këto janë gabimet që bëjmë shpesh gjatë larjes së fytyrës:

1. Zgjedhja e produktit të gabuar. Përdorni produkte të përshtatshme për lëkurën tuaj.
2. Larja e tepruar. Mos e lani më shumë se 1 ose 2 herë në ditë.
3. Larja me ujë të ngrohtë që të hapen poret. Poret nuk kanë muskuj që të hapen e të mbyllen.
4. Përdorimi i tepruar i scrub-it. Jo më shumë se 2 ose 3 herë në javë.
5. Mos shpëlarja e mirë e lëkurës nga larësi. Shpëlajeni fytyrën sa më shumë të jetë e mundur.
6. Përdorimi i larësve irritues. Sapo e shihni që ju acarojnë lëkurën, ndërpritini.
7. Fërkimi me peshqir. Dëmton elastinën në lëkurën tuaj dhe i humbet kësaj të fundit butësinë dhe elasticitetin.
8. Tharja e lëkurës dhe vendosja e kremit. Vendosni kremin apo serumin menjëherë pas larjes.
9. Shpenzimi i tepruar. Mos shpenzoni pa fund. Nuk është çmimi ai që përcakton cilësinë e produktit, por mënyra si e pret produktin lëkura juaj.
10. Frika nga vajërat. Vajrat janë larës shumë të mirë, por duhen zgjedhur me kujdes. Jo çdo vaj mund të aplikohet në të gjitha tipet e lëkurës, sidomos në lëkurën e yndyrshme.