10 Fakte interesante mbi femrat

322

Shumë meshkuj pretendojnë se gratë jetojnë mbi kurrizin e tyre, janë më të privilegjuara dhe kjo është dhe arsyeja që e kanë jetën më të gjatë. GËNJESHTRA!

Dihet që natyra e femrës është e komplikuar, dhe shumë mundohen të futen në botën e tyre për ti kuptuar ato.

Ja disa fakte mëse të vërteta mbi gratë:

10. Gratë shohin më shumë ngjyra se burrat

Burra të dashur, ju ka ndodhur të debatoni me një grua për një palë perde të bardha që ajo thotë se janë ngjyrë kremi ose lëvozhge vezësh? Ato shohin rreth 20% më shumë ndryshme në ngjyra dhe forma.

9. Trupi i grave ka rezistencë më të vogël ndaj alkoolit

Alkooli është më i rrezikshëm tek gratë sepse ato janë më të pritura nga sëmundje si hepatiti dhe kanë më shumë gjasa të vdesin nga ceroza. Gjithashtu gratë përjetojnë më shumë dëmtime të trurit nga alkooli si për shembull humbja e kujtesës, etj.

8. Maturimi është atraktiv

Jo për shkak të kompleksit të Edipit. Studimet tregojnë se sa më fertile të jetë një grua, aq më atraktive duket, kështu që gratë që kanë lindur, janë më atraktive për burrat.

7. Një grua ha mesatarisht 180 gram buzëkuq gjatë jetës së sajSipas një studimi, një grua lëpin ose ha bashkë me ushqimin 180 gram buzëkuq gjatë jetës. Sigurisht, tek disa gra kjo shifër është më e lartë (ose më e ulët)- në varësi të shtetit ose kulturës.

6. Urrejnë të ndërmarrin risqe

Ndoshta e keni vënë re se gratë ndërmarrin më pak rreziqe se gratë. Dhe ka një shpjegim shkencor për këtë. Korteksi cingular i pasëm, pjesa e trurit që peshon mundësitë kur merrni një vendim, është më i madh tek gratë se sa tek burrat. Kjo shpjegons se ky evolucion i bën gratë kujdestare më të mira kur është fjala për të mbrojtur fisin, në rast të mbledhjes së ushqimit apo organizimit të jetës shoqërore.

5. Gratë mund t’i shëndoshin burrat e tyre

Shumë burra që kanë një marrëdhënie afatgjatë, tentojnë të shëndoshen dhe kjo është për shkak të grave. Ato kanë një mënyrë përkujdesjeje që tenton një regjim ushqimi të tepruar tek burrat ( me qëllimin për të pasur dikë të fortë në krah). Është gjithashtu edhe qëllimi i pavetëdijshëm për t’i bërë burrat më pak atraktivë për femrat e tjera.

4. Stili qëndron mbi komfortin

Ky kuriozitet nuk ka një shpjegim shkencor, po social më tepër. Media dhe shoqëria kanë bërë presion prej shekujsh tek gratë për të ruajtur një standard që rezulton tek një prezantim me stil i grave përkundër komfortit.

3. Kanë një ndjesi më të fortë nuhatjeje

Gratë kanë të trashëguar një ndjesi më të fortë nuhatjeje e cila në kohët e lashta i ka ndihmuar të zgjedhin ushqimet e duhura për familjen.

2. Janë heroinat e heshtura të shpikjeve

Mary Anderson shpiku fshirësen e xhamave në vitin 1903. Përveç kësaj, gjatë viteve gratë kanë patentuar: pelenat, qeset e letrës, xhamat jo reflektues, koshin e plehrave me pedale, pjatalarësen dhe shumë inovacione të tjera.

1. Takat kanë qenë për burrat

Në vitet 1600’ takat visheshin nga burrat në shenjë statusi dhe potence mashkullore./shije.life