Ballina Aktualitet 1 Maji, presidenti Meta: Shqipëria ka ende një nivel të papranueshëm papunësie

1 Maji, presidenti Meta: Shqipëria ka ende një nivel të papranueshëm papunësie

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Punëtorëve, presidenti Ilir Meta ka uruar 1 Majin dhe, njëkohësisht, ka shprehur edhe shqetësimin për nivelin e papunësisë në vend.

Kreu i shtetit, në një mesazh të postuar në Facebook, thekson se “është detyra e shtetit të garantojë jo vetëm hapjen e vendeve të reja, por edhe kushte më të mira pune në mënyrë punëtorët e kualifikuar të ndërtojnë të ardhmen dhe të kontribuojnë këtu për zhvillimin ekonomik të familjes, shoqërisë dhe Shqipërisë.”

“Ndaj sot shqetësimin me të gjithë punëtorët, të sektorit publik dhe të atij privat, për kushte më të mira e më dinjitoze pune dhe për respektim të legjislacionit që garanton plotësisht të drejtat e tyre, – nënvizon Presidenti i Republikës. – Por, fatkeqësisht, Shqipëria ka ende një nivel të papranueshëm papunësie dhe vazhdon të vuajë largimin në emigrim të shumë punëtorëve, veçanërisht atyre të kualifikuar. Është detyra e shtetit në radhë të parë të garantojë jo vetëm hapjen e vendeve të reja, por edhe kushte më të mira pune në mënyrë që kjo kategori vitale të ndërtojë të ardhmen dhe të kontribuojë këtu për zhvillimin ekonomik të familjes, shoqërisë dhe Shqipërisë.”