Ballina Aktualitet 1 Maji, kryeparlamentari Ruçi: Ditë nderimi për punëtorët, ditë reflektimi për politikanët

1 Maji, kryeparlamentari Ruçi: Ditë nderimi për punëtorët, ditë reflektimi për politikanët

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, uroi sot punëtorët me rastin e 1 Majit, duke u drejtuar mesazhe të rëndësishme qytetarëve, por në radhë të parë politikebërësve.

“1 Maji është mirënjohja për njerëzit e punës, – shkruan kryeparlamentari Ruçi në mesazhin e tij. – Për punëtorët, një ditë nderimi. Për shtetarët e politikanët, një ditë reflektimi.”

“Të rrëmbyer pas pasioneve politike, shpesh harrojmë që dhjetra mijëra vajza e djem të Shqipërisë kërkojnë të hyjnë në tregun e punës që të bëhen zotër të vetes dhe jetës së tyre, – shkruan më tej kryetari i Kuvendit. – 1 Maji na thërret të kujtohemi për ta. Ne bëjmë retorika, ndërkohë që mbi një milion shqiptarë që punojnë, në sektorin publik apo privat, kërkojnë kushte të denja pune dhe pagë më të lartë. Të ndalojmë fjalët boshe dhe t’u kushtohemi atyre.”