GJKKO ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për kryeinspektorin e IMT, Dritan Nikolli, 47 vjeç, dhe inspektorin Ermal Baci, 36 vjeç.
Arresti i tyre vjen pas akuzave për “korrupsion pasiv” dhe “shpërdorim detyre”.
Prokuroria ka sqaruar se dy zyrtarët e IMT merrnin shuma prej 1-3 mijë euro për ndërtime të paligjshme në Kamëz.
Të dy këta persona ishin dhe pjesë e shtabit elektoral të PS-së në zonën e Kamzës.
Vijon puna për dokumentimin ligjor të plotë të kësaj veprimtarie kriminale si dhe për identifikimin e bashkëpunëtorëve të tjerë.